Ndërtimi i Unazës së Madhe/ Banorët: S’kemi marrë kompensim, tërhiqet IKMT e policia

0
146

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur dje operacionin për ndërtimin e Unazës së Madhe. Sipas IKMT-së, nga aksioni janë planifikuar të prishen rreth 35 objekte një-katëshe. Nga ana tjetër bëhet e ditur se poseduesit e objekteve janë trajtuar sipas ligjit, ndërkohë që vijon operacioni në rrugën ‘Transballkanike’ në Vlorë. Por pas kundërshtimit të banorëve  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes sё Territorit dhe policia tërhiqen nga aksioni për prishjen e banesave pranë Pallatit me Shigjeta në kuadër të punimeve për Unazën e Madhe. Deri tani jane prishur 5 objekte me funksione tё ndryshme, por IKMT e policia kanë hasur në rezistencën e banorëve që thonë se nuk janë njoftuar për prishjen dhe se banesat e tyre janë ndërtuar që në vitin 1920. “Nuk jemi njoftuar, nuk ka urdhër për prishjen. Nuk dalim nga shtëpitë, nuk kemi marrë kompensim për pronën dhe tokën”. Sakaq, IKMT-ja bën me dije se vendimi për prishjen e banesave ka dalë 3 javë më parë. Nga ky operacion parashikohen tё prishen 20 objekte gjithsej. Operacioni pritet tё vazhdojё gjatё gjithё javës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here