Ligji i dekriminalizimit/ PD flet për surpriza: S’keni parë gjë akoma, Çfarë pritet nga verifikimi i të dhënave

0
111

Oerd_Bylykbashi25mars_2

 

Deputeti demokrat, Oerd Bykylbashi u shpreh se faza e verifikimit të formularëve përmban të dhëna të fshehta  nga e cila pritet të dalin individë të rinj me të shkuar kriminale

 

Ambrozia Meta

 

 

Ligji i dekriminalizimit ka hyrë në fazën tjetër, të verifikimit të formularëve të vetëdeklarimit. Në një  prononcim për mediat, deputeti demokrat njëhersazi edhe një nga hartuesit e dekriminalizimit u shpreh se në fazën e verfikimit të  dhënave të formularit do të dalin të fshehta të tjera. “X apo Y deputet apo zyrtarë tjetër si ai ‘Eskobari Sarandës’ kanë zullume në kurriz qe i kanë bërë e i kanë fshehur e si kanë deklaruar, kjo përbën krim. Mekanizmi do të përfshijë tani procesin e verifikimit. Ky është një proçes që sapo ka filluar dhe gjithë këto skelete që këta kanë fshehur në ato dollapet e tyre do të dalin një për një. Unë jam i sigurt që akoma nuk kanë parë gjë,” – deklaroi Bylykbashi duke nënkuptuar se ky proces do të ketë surpriza të tjera. Ai u bëri apel institucioneve mos të fshehin të dhënat  sepse në të kundërt do të marrin dënime penale. “Uroj që institucionet pavarësisht urdhrave të Kryeministrit ta bëjnë punën, përndryshe individët përgjegjës, sepse është parashikuar të ketë përgjegjësi individuale, të mos përballen me dënime penale për shpërdorimin e detyrës, ndoshta dhe me falsifikimin nëse tentojnë,” – theksoi deputeti demokrat. Ai bëri me dije se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka formularë që duhet të ishin dorëzuar në Prokurori për hetime të detajuara. “Me deklarimin si ai i kryetarit të Bashkisë që nuk mbante mend se për çfarë arsyesh është dëbuar apo për çfarë është proceduar, apo vetëm fakti se po unë jam hetuar por është mbyllur proçesi siç është rasti i kryetarit të Bashkisë së Krujës dhe raste të këtij lloji janë indicie të mjaftueshme që KQZ pa humbur kohë, pa kërkesë nga askush, t’ia çojë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokuroria e Përgjithshme të vetmen detyrë që ka është që të bëjë një hetim të thelluar të gjithave, përfshirë Shqipërinë. Mos harroni, do të merren shenjat e gishtërinjve,”  –  tha Bykykbashi. Ndërkohë, u shpreh se ligji është i barabartë për të gjithë, duke theksuar se hetimi i detajuar do të përfshijë edhe zyrtarët demokratë, nëse këta të fundit fshehin të dhëna kriminale. “Ligji është i verbër. Ligji ka një mekanizëm i cili shkon deri në fund për këdo. Nuk bëhet për askënd në mënyrë të posaçme. Për fat të keq kemi Kryeministrin që në mos gaboj tha: Ky ligj është antikushtetues. Duhet të ketë një hall të madh që e thotë këtë gjë,”  –  përfundoi Bylykbashi. Ligji i dekriminalizmit hyri në fuqi në janar të këtij viti, ndërkohë që në datë 4 maj ishte afati i  fundit i dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit. Faza e parë që ishte ploësimi i formularëve përfundoi dhe tashmë do të bëhet verifikimi i plotë i tyre.

 

majkoo

Majko: Ligji i dekriminalizimit ka ngelur në kufinjtë e moralit

 

Deputeti socialist Pandeli Majko në një intervistë për Report TV deklaroi se ligji i dekriminalizimit ka ngelur në kufinjtë e moralit, kjo sepse sipas tij, Gjykata dhe Prokuroria nuk janë në gjënjë të japin dënime. “Nuk më sugjestionon asnjë lloj letre që tregon se dikush është hetuar, bile edhe nëse doni ta dini nëse është hetuar. Mua më shqetëson fakti se gjykatat dhe prokuororitë tona nuk janë në gjendje që të dënojnë. Kam përshtypjen se ligji i dekriminalizimi ka mbetur në suazën e tij të një ligji moralizues. Megjithatë fjala e fundit i takon kohës dhe jo ne” – u shpreh Majko. Deputeti socialist në deklarat e tij I referohet faktit se funksionarët  që deklaruan se kanë pasur problem me drejtësinë në të shkuarën, nuk u rrezikohet mandati.

 

PD: Rama shkel ligjin, nuk jep përgjigje për aferën e stadiumit “Qemal Stafa”

 

Partia Demokratike në një dalje për mediat, deklaroi se kryeministri Rama ka shkelur afatin ligjor prej 15 ditësh kur kur sipas ligjit, duhet të  tregonte transparencë në lidhje me projektin e stadiumit të ri “Qemal Stafa”.Nga selia blu, kreu i grupit parlamentar të partisë Demokratike, Edi Paloka, i rikujtoi Ramës shkresën që demokratët i kanë dërguar për të dhënë përgjigje në lidhje me projektin e ri të stadiumit. “Me datë 3 maj, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike unë i kam dërguar një shkresë zyrtare ku kërkoj informacion dhe vënien në dispozicion të praktikës zyrtare që ka ndjekur:Projekti i Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT),Kontratën e partneritetit publik-privat,Procesverbalin e mbledhjes së shoqërisë anonime ku del qëndrimi që kanë mbajtur përfaqësuesit e shtetit, Procedurat që janë ndjekur për përzgjedhjen e firmës fituese,Dokumentacionin  e plotë dhe procedurën e ndjekur nga KKT për miratimin e këtij projekti.Sipas ligjit Edi Rama është i detyruar të kthejë përgjigje brenda 15 ditësh.Afati ka skaduar, dhe Edi Rama nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Në vend që të zbatojë ligjin e të përgjigjet Edi Rama ka vendosur të thyejë ligjin e të heshtë. Të heshtë e të mos bëjë transparencë për asnjë nga vendimet e ndërtimit të Kullës dhe qendrës tregtare mbi stadium,”  – u shpreh Paloka. Njëherazi ai përsëriti kërkesën drejtuar kryeministrit për vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e këtij projekti. “Po i kujtoj sot se e ka detyrim ligjor të përgjigjet e të vërë në dispozicion praktikën që ka ndjekur. Jam sot këtu për të bërë publike, letrën e dytë, ripërsëritjen e kërkesës për informacion. Partia Demokratike nuk do ta përligjë kurrë këtë projekt korruptiv dhe çdo hap që hidhet në drejtim të realizimit të tij do të trajtohet në kuadrin e ligjit anti-mafia sa i përket personave përgjegjës dhe pasurive të krijuara apo investuara,” – deklaroi kreu i grupit parlamentar të demokratëve Sipas demokratëve, kreu i qeverisë nuk tregon transparence, sepse kjo do të zbulonte skandalin financiar që fshihet pas kësaj afere, “Edi Rama e di se sa më shumë të dalin në dritë dokumentet e këtij pakti, aq më shumë zbulohen para publikut përmasat e këtij skandali financiar. Prandaj i fsheh këto dokumente edhe duke shkelur ligjin,”  – përfundoi Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here