Ish deputeti Mark Frroku tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar, gjykata revokon vendimin

0
170

 

Dy javë pasi kërkoi të procedohej me gjykim të shkurtuar, ish-deputeti Mark Frroku është tërhequr. Gjykata revokoi vendimin. Procesi kundër tij do të vazhdoi me proceduar të zakonshme

 

Akuzohet për katër vepra penale. Kërkoi në 11 maj të procedohej me gjykim të shkurtuar. Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Klorinda Çela. Por kur kishin kaluar më shumë se dy javë nga marrja e këtij vendimi dhe nga pas  dy seancave të shtyra pa shkaqe të arsyeshme, i pandehuri Mark Frroku përmes avokati të tij Tonin Prendi, ka ndryshuar kursin e vazhdimit të ecurisë së procesit gjyqësor. Gjatë seancës së djeshme ku ishte i pranishëm vet i pandehuri Frroku kërkoi të revokohej vendimi për gjykim të shkurtuar dhe të procedohej me gjykim të zakonshëm. Shkak për këtë ndryshim brenda disa seancave duket se janë bërë provat që ekzistojnë në dosjen e hetimit për të pandehurin dhe ato që janë administruar në fashikullin e gjykimit. Fillimisht i pandehuri kërkoi që paralelisht me gjykimin e shkurtuar gjykata të merrte parasysh dhe kërkesat e tij për pavlefshmëri të akteve të hetimit sin ë Belgjik ashtu edhe nga prokuroria e Tiranës. I ndodhur përballë kundërhstimeve të gjykatës se nuk mund të bëhej kërkesë për pavlefshmëri aktesh dhe marrjen e dëshmive që janë pjesë e dosjes së hetimit, i pandehuri kërkoi të tërhiqej nga gjykimi i shkurtuar.

 

Kërkesa për marrjen e dëshmive

 

Avokati Tonin Prendi kërkoi nga gjykata t’i vihej në dispozicion materiali i plotë i prokurorisë që sipas tij ka brenda  edhe  disa dëshmi të shtetasve Lek Kurti, Kol Kola dhe Altin Marina. Por kërkesa e tij ka hasur në kundërshtimin e trupës gjyqësore,  e cila është shprehur se në kushtet kur është pranuar gjykimi i shkurtuar nuk mund të bëhen kërkesa të kësaj natyre. Më herët në seancë prokurori i çështjes u shpreh se avokati me të pandehurin dukej se nuk ishin dakord me gjykimin e shkurtuar dhe në mënyrë indirekte po kërkoninm të shpreheshin për revokimin e këtij vendimi. Pas shumë debatesh në seancë trupi gjykes vendosi të revokoi vednimin bazuar në një vendim unifikues të Gjyaktës së lartëtë vitit 2003.

 

Dëshmitë anonime në dosjen e Belgjikës

Në dosjen e ardhur nga autoritetet Belge kundër ish-deputetit Mark Frroku ndodhen disa dëshmi të cilat hedhin dritë mbi vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti në Belgjikë në vitin 1999. Janë me dhjetra dëshmi të cilat janë marrë nga oficeri i policisë gjyqësore Stiven Vandeleste. Avokati Tonin Prendi renditi me dhjetra dëshmi të cilat  u janë marrë personave që sipas të dhënave në dosje kanë kërkuar të mbeten anonim.  Avokati kërkoi që të gjitha këto dëshmi të mos merren parasysh nga gjykata, pra ai kërkoi papërdoshmërinë e këtyre provave. Një kërkesë të tillë ai e bëri edhe për disa prova të regjistruara në fashikull nga Prokuroria e Tiranës. Gjykata nuk është shprehur për kërkesat e bëra nga i pandehuri. Më parë do të jap mendimin e saj prokuroria. Në datë 31 maj pritet të jetë séance e radhës, ku prokuroria do të lexojë kërkesën për gjykim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here