Cana i gatshëm, Cikalleshi në formë për të shënuar

0
128

 

Kapiteni kuqezinjve është shprehur se atmosfera në grup është e mirë dhe se skuadra është gati për të përballuar presionin

 

Kapiteni kombëtares Shqiptare të futbollit Lorik Cana ka ngritur siparin e konferencave për shtyp në Austri. Në prezantimin e parë për mediat në Bad Waltersdorf lideri i kuqezinjve shprehet i lumtur për momentin që po kalon së bashku me skuadrën duke lëshuar kushtrimin se në Francë Shqipëria nuk shkon për turizëm. “Nuk e mbaj mend konferencën e parë, por mbaj mend detaje të tjera. Konferencat për shtyp nuk na lënë dicka të vecantë. Është kënaqësi që jemi këtu për të përgatitur një event kaq të madh të cilin e kemi pritur kaq shumë. Eshtë e vështirë për të thënë sa pikë. Mundemi që me një fitore të kualifikohemi, dhe deri në ndeshjen e fundit jemi në lojë. Edhe këtë radhë nuk është ndryshe, pasi ndeshja e parë është e rëndësishme. Është kundërshtar i vështirë dhe do pergatitet po ashtu si ne”. Duket si një skenar ideal i filmave hollivudian, por për kapitenin Cana ky Europian është i tillë. Fati i ka vendosur një surprizë të jashtëzakonshme tashmë i mbetet kuqezinjve të dirigjuar nga qendërmbrojtësi të aktrojnë në mënyrën e duhur. “Në jetë disa gjëra simbolike apo shenja të fatit që janë për tu habitur. Përveç evenimentit që të gjithë prisnim për mua është e veçantë pasi luhet në Fancë aty ku unë kam luajtur, do luajmë në Marsejë ku jeton familja ime. Do luajmë ndaj Zvicrës ku jam rritur. Ndeshja e parë ndaj Zvicrës ka qënë më 11 qershor 200ë, edhe kësaj radhe ndaj tyre, luhet më 11 qershor dhe kjo është dicka e vecantë”. ëë-vjecari nga Gjakova i njeh mirë të ë stadiumet ku do të luajë kombëtarja, teksa shpresa më e madhe është të mos zhgënjejë të gjithë shqiptarët në mbarë botën. “Në Velodromë kam ecuri të mirë me 70% fitore, në Lens 50 -50, ndërsa në Lion dicka më pak. Një arritje e madhe, pasi ka bërë jehonë në skenën botërore. Flitet për Shqipërinë në Azi, Afrikë dhe Amerikë, na bën krenar. Shton kuriozitetin e njerëzve të na shohin për herë të parë në Europian. Duhet ti përgjigjemi këtij kurioziteti. Ne jemi rritur shumë në nivel futbolli. Po dalin shumë talente që dalin nga Shqipëria. Kjo është fryt i një pune 20-vjecare. Një nga temat më të nxehta të muajit të fundit ka qënë e ardhmja e kombëtares kuqezi, pas pranimit të Kosovës në FIFA. Ambasadori i shqiptarëve është në sinkron me drejtuesit e dy federatave duke shpjeguar se sot ekziston vetëm një kombëtare. “Gjithmonë ka patur përfaqësuese, ndërsa tani kemi një kombëtare, pasi përfaqësohen të gjithë shqiptarët. Ashtu sic ka thënë edhe presidenti Armando Duka e kemi mbështetur Kosovën dhe duhet parë si një mundësi për zhvillimin e sportit dhe jo si përfaqësim në vetvete. Duhet ta shohin si mundësi zhvillimi ndoshta në të ardhmen të shpresojmë në një bashkim. Lorik Cana mbetet lideri i kombëtares, teksa dëmtimet e kanë shoqëruar këtë sezon. Megjithatë ëë vjecari ka zhvilluar 25 ndeshje me Nantë duke ruajtur një ritëm të kënaqshëm. Sensi i humorit është i lartë dhe ky është një tregues pozitiv në aspektin psikologjik që mbizotëron përreth skuadrës. Kam luajtur mjaftueshëm, 25 ndeshje me skuadrën, 7 me kombëtaren dhe për një sezon është numër i kënaqshëm. Kam ritëm, kam vuajtur pak nga mesi, problemet e pleqnisë (qesh), por tani jam mirë. Kemi dy javë në dispozicion por do të jemi gati. Pushimet nuk i kam rezervuar, ku nuk e di por datën, pas 11 korrikut,

 

Cikalleshi: Jam në formë përpara porte

 

Në Francë kombëtarja Shqiptare shkon me objektivin kryesor për të bërë krenar një komb të tërë dhe sigurisht për të qënë surpriza e europianit. Për të realizuar diçka të tillë Gianni de Biasit i nevoiten golat e sulmuesve që gjatë eleminatoreve kanë qënë me pikatore. Sokol Cikalleshi konsiderohet si njeriu i shtyllave, pasi në shumë sfida goli nuk ka ardhur  për cështje centimetrash. Megjithatë sezoni i bomberit kavajas u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, një gol në sekondat e fundit që bëri të qajë tifozerinë rivale. 26-vjecari i ngacmuar në konferencën për shtyp shpreson që shqiptarëve ti dhurojë lotë gëzimi duke nisur që nga sfida hapëse. “Do të jetë një kënaqësi nëse do të ndodhë që ti bëj shqiptarët të qajnë nga gëzimi. Shpresoj që ndeshjen me Zvicrën ta fillonim me këmbën e mbarë”. Në një turne të tillë ku janë vetëm ë ndeshje për tu luajtur në fazën e grupeve, ekzistojnë edhe llogaritë për të evidentuar kudnërshtarin më të lehtë i cili duhet sulmuar. Sulmuesi i Instambul Basaksehir tregon se filozofia e skuadrës mbetet e njëjtë, sfida e radhës cilësohet si më e rëndësishmja. “Ne i marim ndeshjet një e nga një dhe do të jetë Zvicra sfida më e lehtë, pasi një fitore do të jetë ogur i mirë për kalimin e grupit. Jam krenar që jam pjesë e këtij brezi që realizuam ëndrrën e shqiptarëve. Nuk ngel gjë tjetër vetëm të shohim përpara dhe të shpresojmë nga kalimi i grupit”. Në seancat e para stërvitore, Cikalleshi është dukur njeriu më në formë nën urdhërat e De Biasit. Ritëm i lartë dhe gola, duke ndezur shpresat për një përfaqësim sa më dinjitoz. “Jam në formë, ndjehem mirë. Kemi 20 ditë sa të filloj euro dhe do punojmë shumë. Jemi në rrugën e duhur dhe presim të bëjmë gjithcka në mënyrën më të mirë”. Cdo eveniment i madh, europian apo botëror, ka parë shqiptarët të ndarë, duke festuar për kombëtaret më të mëdha të globit. Njëri prej tyre është dhe Cikalleshi, që tregon ekipin e preferuar të cilin këtë verë duhet ta spostojë në listën e tij. “Kam qënë me Gjermaninë, por këtë vit është ndryshe sepse ne jemi këtu dhe i kam harruar të tjerët”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here