Zbulohen autorët e vrasjes së Elton Çiçës, njëri prej tyre djali i ish-politikanit

0

Kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj në një deklaratë për median të mbajtur rreth orës 16:15 minuta bëri të ditur se, janë identifikuar dy autorët e dyshuar të vrasjes së Elton Çiçës, ngjarje e ndodhur pak javë më parë në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Gjatë deklaratës për median, Hodaj u shpreh se personat e dyshuar si autorë të këtij krimi janë Jani Aliaj lindur në Tepelenë dhe Renato Hysni Milloshi, lindur në Berat e banues në Tiranë.

Ky i fundit është djali i ish-kryetarit të Partisë Komuniste, Hysni Milloshi i ndarë nga jeta pak vite më parë. Policia ka bërë të ditur se këta dy persona janë të rrezikshëm dhe janë shpallur në kërkim.

Kushdo që ka informacione në lidhje me to që çojnë në arrestimin e Aliajt dhe Milloshit do të shpërblehet me 500 mijë lekë.

foto-5 alban-trimi_1462611541-9843480

 

Lini nje pergjigje