Terrorismi/SHBA në pranga shqiptari 22 vjec, iu gjet flamuri i ISIS (FOTO)

0
179

22-vjeçari shqiptar Sajmir Alimehmeti është arrestuar mëngjesin e kësaj të marte në banesën e tij në Nju Jork, SHBA, për bashkëpunim me ISIS.

Ai akuzohet për terrorizëm dhe posedimin e materialeve mbështetëse ndaj një organizate terroriste.

“CBS”, teksa citon raportin e policisë amerikane, shkruan se shqiptari përshkruhet si një element i rrezikshëm dhe me prirje radikale terroriste.

Sipas raportit, Saimir Alimehmeti i njohur ndryshe edhe me emrin “Abdul Qaëii”, kishte tentuar të udhëtonte në Siri e të luftonte përkrah ISIS.

Ai ka përdorur aplikacione të koduara për të komunikuar me persona të tjerë, ndërsa mësohet se ka blerë disa thika dhe pajime të tjera luftarake.

Shqiptari ka edhe një vëlla tjetër i cili, siç raportojnë mediat amerikane, është arrestuar në Shqipëri në vitin 2015.

Një agjent federal i infiltruar u takua me Alimehmetin në banesën e tij në Bronx. Ky I fundit i ka treguar agjentit një video të ISIS, duke përfshirë një moment kur një prej luftëtarëve të ISIS i priste kokën një të burgosuri.

Alimehmeti tha se videot “i mbante për ta motivuar, ndërsa ai ishte duke u ushtruar”.

Alimehmenti i tha agjentit se kishte ruajtur 2,500 dollarë për udhëtimet e tij, por kishte nevojë edhe për një pasaportë false.

terror25n-11-web terror25n-12-web-150x150 terrorist

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here