Standard.al

Një i huaj shan Tiranën në një koment, vajza i kthen një përgjigje të merituar (FOTO)

1

Ne shqiptarët jemi pak popull i dhunshëm dhe na pëlqejnë shumë debatet apo sherret. Çdo ditë të ndodh të jesh dëshmitar apo dhe pjesë e një konflikti. Pavarësisht se mund të grindemi dhe t’i tregojmë “dhëmbët” njëri tjetrit, kur vjen fjala për të mbrojtur nderin jashtë kufijve jemi të parët.

Si popull nacionalist dhe me gjak ballkanas, ne nuk mund të lejojmë që të na shajnë vendin tonë që na bën të ndihemi krenarë (disa ndihen krenarë që janë shqiptarë vetëm kur luan kombëtarja, meqë ra fjala).

 

“Trip and Travel blog” është një faqe udhëtimesh shumë e njohur në facebook, ku fansat dërgojnë foto nga qytetet e tyre dhe ato më të bukurat përzgjidhen për tu postuar. Së fundmi, ata kanë postuar një foto të Liqenit të Tiranës, dërguar nga një vajzë shqiptare.

 

Pasi është postuar fotoja, një komentues i huaj me emrin Ulas Kocak ka shkruar një koment negativ për Tiranën. “Tirana është qyteti më i shpifur dhe më i rrezikshëm që kam parë ndonjëherë”- ka komentuar ai. Komentit të tij i është kundërpërgjigjur menjëherë një vajzë nga Tirana, e cila kur ka parë nje koment negativ për qytetin e saj është shprehur me fjalët: “Ik o k*r”. Ne mund ta shajmë vetë qytetin tonë, por nuk lejojmë të na e shajnë të tjerët.

 

1 Comment
  1. Katrice says

    I do not even know how I ended up right here, however I assumed this submit was good.
    I do not realize who you might be however certainly you’re going to a famous blogger
    if you are not already. Cheers!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.