Italia në Francë pa Pirlo dhe Giovinco

0
141

6358058992982410874785440

 

Antonio Conte zbulon listën paraprake prej 30 futbollistësh, 23 nga të cilët do ti marrë me vete në Euro 2016. Me mungesat e sigurta të dy emrave të rëndëisishëm si Verrati dhe Pirlo, trajneri i përfaqësues së Italisë ka përfshirë në këtë listë mesfushorin e Paris Saint Germain, Thiago Motta dhe atë të Milanit, Ricardo Montolivo prania e të cilëve në Europianin francez ishte vendosur në dyshim të madh për shkak të gjëndjes së tyre fizike. Gjithsesi nuk është ende e sigurtë nëse Motta dhe Montolivo do të jenë të gatshëm për finalet e Europianit me stafin mjekësor të kombëtares së kaltër që do të vlerësojë gjatë ditëve në vazhdim gjëndjen e dy mesfushorëve. Nëse të dy nuk ja dalin janë gati Jorginho dhe Sturaro, me mesfushorin e Napolit dhe atë të Juventusit që janë përfshirë nga Conte në listën paraprake. Tre portierët e Italisë në Euro 2016 do të jenë Buffon, Sirigu e Marchetti. Në mbrojtje nuk do të mungojnë emra të tillë Bonucci, Barzagli, Chiellini, Rugani, Astori e Ogbonna. Në mesfushë përvec Montolivos, Mottas, Jorginhos dhe Sturaros janë grumbulluar edhe Bonaventura, Bennassi, De Rossi, Florenzi, Giacherinni e Parolo. Të shumtë janë edhe lojtarët e krahut që ka përzgjedhur Conte ku mbi të gjithë qëndrojnë Candreva e El Sharaaëy pa harruar Bernardeschin, Darmian , De Scglion e Zappacostan. Ndërsa sulmi i Italisë në Europian do të udhëhiqet nga Eder, Immobile, Insigne, Pelle e Zaza. Kanë mbetur jashtë kësaj liste, nga futbollistët që ishin pjesë e seancave të para stërvitore, Acerbi, De Silvestri, Soriano e Pavolletti. Në datën 31 Maj Antonio Conte do të shpallë edhe listën përfundimtare prej 23 emrash.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here