I dëftojmë botës se kush jena e bijtë e kujt jena

0
151

gjonkeka

 

Gjon Keka

 

 

Paraardhësit tanë na kanë lënë jo vetëm mendime ,e fjalë të vlefshme , por edhe vepra të mëdha. Vlera që ata lanë,apo më mirë të themi fara që ata hodhën ka ushqyer gjerë më sot mendjet arbnore. Ata lanë gjurmët që ne të njohim jo vetëm hapat e së kaluarës ,por edhe ato të së ardhmes. Paraardhësit tanë që e deshën atdheun dhe derdhën djersë për të u bënë shtylla të tij që ne dhe brezat që do të vijnë të ruajmë me xhelozi jo vetëm porosit e tyre, por edhe ato që ata ruajtën, lirinë, gjuhën,trashëgimin burimore të kulturës sonë europiane, vlerat ,identitetin tonë europian etj. Ne të gjithë si komb duhet të jemi bij të dritës, bij të cilët kanë paraardhës besnik dhe që na kanë lënë një trashëgimi dhe vlera mbi të cilat duhet të qëndrojmë si komb i lashtë dhe me identitet rrënjësor europian. Nuk duhet lejuar që kombit tonë bijtë e errësirës t’ia prishin imazhin ,ta turbullojnë dhe ta lëndojnë atë në trupin dhe shpirtin e tij, sepse bijët e dritës duke kujtuar testamentin e paraardhësve të tyre nuk e lejojnë që populli i tyre të futet në errësirë. Ndërsa për ta kuptuar më mirë se kush ishim ,dhe si mund të bëhemi bijë të dritës ,të zhvillimit dhe të dashurisë për të mirën e vendit dhe të ardhmes së tij ,do të nënvizoj këtu një pjesë nga vepra e At Shtjefën Gjecovit “Agimi i Gjytetnijs“,e botuar në Shkodër në vitin 1910 sic shkruan: Mos u ban rrogtar i botës ,tui kenë se të parët i ke pasë sundimtarët e saj, Tash asht koha e pëlqyeshme, qi do t’i diftojmë botës ,se kush jena e të bijt e kuj jena! Mos të na dhimet jeta për dashni të gjuhës. Mjaft ,o vllazën ,mjaft kena fjetun. T’i përvjelim llanat ,t’i bijm mbrapa punës mbarë;të jetojmë më nji besë ,besë t’hershme, më nji zemër e më nji mendim. Mos t’i turrena kuj, por në pashim ,se dolën me na trazue e me na ardh në qafë anmiq t’onë ,mos të frigohena, e t’u dalim për ballë, t’u qindrojmë deri te pika e frymë ,të luftojmë për trashigimi të parve t’onë. Në punofshim këso doret ,me arrësye mund të na thonë e kanë me mujtë me na këndue nipat t’onë:

O ata të lumtë ,qi dhanë jetën,

O ata të lumtë qi shkrinë veten,

Qi për mbret e vend të parve,

Qi për erz e nder të Shqyptarve

Derdhën gjakun tui luftue

Porsi të paret u pan punue !

Le t’u kjoftë mbi vorrë ledina,

Butë u kjofshin moti e stina,

Aklli ,bora e serrotina;

E der të këndojë në mal ndaj Zanë,

E der të ket në det ujë e ranë,

Ata kurrë mos u harrofshin,

Në kangë e në valle por u këndoshin !

 

Fjalët e Gjecovit si më sipër nuk janë asgjë tjetër pos një thirrje e sinqertë për të gjithë kombi që të mos bëjë gjumë,por t’i përvjel mëngët dhe të punoj që ai të ketë dritë dhe të ecën krah për krah kombeve të civilizuar dhe të rikthehet në familjen europiane aty ku e ka patur vendin gjithmonë historikisht e shpirtërisht. Po ashtu fjalët e Gjecovit duhet kuptuar jo si një luftë me armë në duar ,por si një luftë ndaj të keqes ndaj armikut të brendshëm të kombit shqiptar si një luftë ndaj errësirës ideologjike, injorancës ,devijimeve dhe dukurive negative. Pra sot nuk është më koha e luftës me armë ,por e luftës me armën e diturisë ,të punës për të mirën e përgjithshme të kombit dhe të ardhmes së brezave, për zhvillimin e përgjithshëm të të gjitha fushave të kombit arbnor europian. Dhe kjo mund të arrihet vetëm duke qenë bij të dritës ,bij të paraardhësve që mbrojtën dhe ruajtën shpirtin origjinal, kulturën origjinale dhe identitetin origjinal europian të kombit. Kombi ynë do të lulëzoj vetëm atëherë kur ai të ecën në rrugën e paraardhësve të tij të kombit arbnor europian, në rrugën e vërtetë të dijes, shkencës, kulturës ,artit etj, kjo është rruga që e ndricon dhe e identifikon kombin tonë me kombet tjera të zhvilluara dhe të civilizuara. Kombi arbnor ka vetëm dy shembuj të përhershëm , personalitetet model të tij për t’i ndjekur e ato janë Gjergj Kastrioti dhe Nënë Tereza, njëri është model në të cilën kombi ynë duhet ta ndjek vizionin e tij,të përmbushën testamentin e tij, të kuptoj atë se si ai u bë mbrojtjes i identitetit dhe civilizimit të familjes europiane , duke ndjekur rrugën e tij kombi ynë do të rikthehet në familjen europiane si komb me identitet dhe imazh europian, ndërsa tjetra të dashurisë, humanizmit dhe shpirtit të një arbnore që e bëri kombin e saj të njihet anë e mbanë botës në personin e saj. Ne jemi bij të Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës, prandaj t’ia diftojmë botës këtë me vepra se jemi vërtetë të tillë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here