E frikshme, 90 persona kanë humbur jetën në 5 muaj nga aksidentet

0
130

Ndërkohë që ende nuk është mbyllur 5-mujori i parë i 2016-s, më shumë se 90 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore në mbarë vendin. Sipas ekspertëve, trendi në rritje është i frikshëm, duke pasur parasysh se ende nuk ka nisur sezoni turistik, që përkon me fluksin e kthimit të emigrantëve. Në të gjithë akset në Shqipëri, autoritetet kanë konstatuar 144 “njolla të zeza”, ku – sipas specialistëve – policia duhet të riorganizojë shërbimet për të parandaluar aksidentet fatale.

“Policia Rrugore duhet të bëjë përditësimin e shërbimeve qoftë në pikat e zeza dhe planveprimet e tyre, qoftë edhe me një kosto më të lartë me lëvizje patrulluese në pikat ‘hotspot’-e në vijueshmëri. Kjo do të sillte faktikisht edhe lëvizjen e trafikut, dhe shkelje më të vogla të përdoruesve të rrugës, shkelje të Kodit Rrugor. Në këtë këndvështrim do të ulej elementi më i rrezikshëm në vendin tonë, shpejtësia”, tha Artur Sulçe, ekspert i Sigurisë Rrugore.

Aksidentet e rënda të javëve të fundit kanë shkaktuar një luftë në distancë mes Ministrisë së Tranporteve dhe Policisë Rrugore sa i takon përgjegjësive. Megjithatë, për ekspertët është e nevojshme që për situatën e krijuar të mblidhet edhe komiteti ndërministror për sigurinë rrugore. /Top Channel/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here