Aktorja marokene:Islami fe hipokrite, meshkujt pijnë alkol dhe bëjnë orgji

0
139

Historia e saj është një dramë nga fillimi deri në fund. Loubna Abidar është një aktore marokene e cila është keqtrajtuar pasi realizoi një film në Francë, ku luante rolin e një prostitute.

Në Marok paragjykimi ndaj femrave të pambuluara është i lartë dhe aktorja thotë se, e kanë keqtrajtuar në të gjitha mënyrat e mundshme kur u kthye në atdhe.

“Disa meshkuj që kishin parë filmin më njohën në Kazablanka. Lajmi mori jehonë dhe mediat nisën të shkruanin keq për mua duke më cilësuar madje edhe si prostitutë. Një natë disa meshkuj më rrëmbyen dhe më rrahën për orë të tëra, duke më hedhur më pas në një kanal.

U ndava nga bashkëshorti dhe lashë djalin në Marok për të vazhduar jetën në Francë, pasi atje ishte e pamundur të jetohej”,- thotë aktorja. Ajo tregon se pasi u rrah brutalisht, asnjë spital nuk pranonte ta mjekonte dhe policia qeshte me të.

“Islami është një fe tejet hipokrite. Nuk i falin femrat që zhvishen dhe nuk mbulojnë fytyrën, ama meshkujt e kanë të lejuar të pinë alkool dhe të bëjnë orgji me femra”,- thotë ajo.

Abidar thotë se, njeh shumë meshkuj të pasur marokenë që shkojnë në Europë për festa me femra dhe pijë alkoolike, por ama ndaj saj u ngjall një urrejtje e madhe dhe gjithë kombi e cilëson prostitutë.

Libri i saj që ka dalë këto ditë ka shtuar edhe më shumë urrejtjen e arabëve ndaj saj dhe regjizorit që i dha rolin në filmin “Much Loved”.

“Në Marok dhe gjithë vendet arabe ka shumë urrejtje dhe janë bërë shumë ekstremistë. Jeta e femrave islami është si ajo e një të burgosure”,- rrëfen aktorja.

2-214_1464094596-8894788 3-211_1464094598-5566553 6-168_1464094600-6074469

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here