Standard.al

Vetëm një shtrëngim duarsh do të zbulohet cdo sëmundje

0

Lëkura mund të konsiderohet organi më i madh i trupit tonë. Shumë shpejt, ajo mund të informojë kirurgët se çfarë sëmundje ka trupi i njeriut.

Shkencëtarët në një universitet të Tokios së Japonisë janë shumë pranë një shpikjeje të re, e cila do të mundësojë “informimin” e sëmundjeve nëpërmjet lëkurës.

Shkencëtari Takao Someya ka shpikur një pajisje të quajtur “Bionic” ose e-lëkurë, e cila është në gjendje të zbulojë të dhëna të reja të mahnitshme për ndjeshmërinë mbi njerëzit. Ajo mund të ndryshojë rrënjësisht një ditë mjekësinë.

Shkencëtari pretendon se nëpërmjet një doreze të veshur mund të zbulojnë një tumor të vogël të fshehur në pjesën e gjirit tek gratë, thjesht duke e prekur atë.

Me këtë, Someya pretendon se sëmundjet tumorale do të mund të zbulohen shumë më shpejt.

Madje, një mjet i tillë mund të bëjë të mundur që të parashikojnë edhe sulmet e ardhshme në zemër, duke monitoruar sinjalet e saj. Shkencëtari planifikon ta realizojë brenda disa viteve. Gjithë idenë e tij futuriste, ai e bëri me një robot dhe jo tek njerëzit.

“Unë imagjinova një skenë futuriste ku një robot shtrëngon duart me një person, për të zbuluar emocionet e tyre”, thotë ai.

Materiali është kaq i lehtë sa një pendë, por tejet i fortë.

160509135145-takao-someya-skin-super-169 160509135543-takao-someya-super-169 160418095844-takao-someya-eskin-1-super-169 160418102728-takao-someya-eskin-8-super-169

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.