Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Gjirokastër, transportohet me helikopter për në Tiranë një i plagosur

0
165

Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 17:00 të pasdites së sotme në vendin e quajtur “Miniera e Kripës”, pjesë e aksit rrugor Sarandë-Gjirokastër.

Sipas policisë lokale, një automjet tip “Toyota-Korona” ka dalë nga rruga duke u përplasur në pjesën anësore të saj.

Për pasojë, është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi Gj.H., 26 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në Spitalin e Sarandës, por për shkak të dëmtimeve të rënda të marra në trup është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here