Tre femra plagosen në një aksident në aksin Elbasan- Cërrik, arrestohet 38-vjeçari

0
151

Tre femra kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan –Cërrik. Policia ka vënë në pranga 38-vjeçarin Olsi Durri, banues në Elbasan.

Durri u arrestua nga efektivët e policisë pasi teksa drejtonte mjetin e tij tip “KIA” me targa AA 034 B është përplasur me mjetin tip “Land Rover”, me targa AA 777 EZ, me drejtues G.XH, 45 vjeç, banues në Cërrik. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosura:

XH.H, 31 vjeçe, E.V, 19 vjeçe, të dyja banuese në Berat, si dhe N.I, 31 vjeçe, banuese në Elbasan.

Tre vajzat ishin pasagjere në mjetin që drejtohej nga Olsi Durri. Ato janë dërguar menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here