Qëllohet me silenciator një 39 vjecar, kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu

0
151

Një 39­vjeçar ka arritur t’i shpëtojë një atentati ndaj tij në qytetin e Vlorës, duke mbetur i plagosur në hyrje të pallatit ku jeton. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” të qytetin bregdetar. Mësohet se ndaj tij është qëlluar me armë silenciator dhe pistoletë, nga dy persona ende të paidentifikuar. I plagosuri Armando Sulejmani është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shtetasi ndaj të cilit u bë edh atentati mësohet se kishte dale nga burgu pak kohë më parë. Qytetarë nga Vlora telefonuan në “News24” për të dhënë informacion për ngjarjen, ndërsa vijnë edhe pamje nga vendngjarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here