Paketa fiskale 2017/ Konfindustria i kërkon Qeverisë uljen e taksave e tatimeve deri në nivelin e vendeve të tjera

0
151

Konfindustria i kërkon Qeverisë uljen e takasave dhe tatimeve deri në nivelin e vendeve të tjera të rajonit. Sipas Konfindustrisë, premtimi i kreut të Financave për të mbajtur taksat në të njëjtin nivel nuk nxjerr ekonominë nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhet.

“Konfindustria vlereson, se deklarimi i perseritur i Ministrit te Financave vetem per mosrritjen e taksave dhe tatimeve ne vitin e ardhshem fiskal eshte krejtesisht i pamjaftueshem per te dhene shpresa per fillimin e daljes se ekonomise shqiptare nga gjendja e veshtire e tashme. Konfindustria me rastin e fillimit te pergatitjeve per Paketen Fiskale 2017, do ti kerkoje zyrtarisht ekzekutivit dhe gjithe vendimarrjes politike te vendit rishikimin e plote me synim uljen e pergjithshme te taksave dhe tatimeve deri ne nivele te pakten te barabarte me vendet e Rajonit”.

Sipas Konfindustrisë, Shqiperia duhet te rikthehet si vend konkurues rajonal ne politikat fiskale per terheqjen e investimeve te huaja si domosdoshmeri per te shpresuar zhvillim ekonomik.

“Sot Shqiperia ndan me Serbine vendin e pare ne Rajon per barren fiskale me te madhe ndaj biznesit”.Rritja e dobet e PPB prej 2.6% ne vitin 2015, shoqeruar me renien 5% te eksporteve, renia ne vazhdimesi ne nivele historike e kreditimit edhe ne 3 mujorin e pare te 2016, kushtet e pothuaj “deflacionit” si pasoje e renies se ndjeshme te konsumit te brendshem, rifillimi I rritjes se kredive te ashtuquajtura te“keqia’ ne pothuaj 20% te portofolit te pergjithshem ne 3 fillimin e vitit 2016, bejne te domosdoshme rishikimin teresor te politikave fiskale te ndjekura ne 3 vitet e fundit”.

Konfindustria vlereson, se edhe FMN/Fondi Monetar Nderkombetar ka pjesen e pergjegjesise ne ndertimin e politikave te deshtuara te shprehura ne 3 paketat fiskale te viteve te fundit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here