Një agjent i infiltruar zbuloi rrjetin e trafikut të armëve, futi në kurth dy trafikantët nga Korça

0
160

Një agjent i infiltruar i policisë zbuloi një rrjet të trafikut të armëve nga Shqipëria në Maqedoni, që kryhej nga dy persona nga Korça. Dy trafikantë Adil Mersinllari, 42 vjeç dhe Bledar Muçollari, 32 vjeç dyshoheshin se trafikuar disa herë armë në vendin fqinj. Policia kishte marrë informacion në rrugë operative dhe kishte nisur hetimet. Një agjent i infiltruar i kontaktoi dy trafikantët dhe u kërkoi nëse mund t’i siguronin disa armë. Ata i premtuan një arsenal të tërë. Kishin mundur të siguronin sasi të mëdha tritoli, granata, 23 predha granata-hedhësish, 3 murtaja, 2 mitralozë, 216 karrikatorë me fishekë dhe 1 640 fishekë. Por pasi kishte parë armët dhe kishte dokumentuar aktivitetin e paligjshëm të dy trafikantëve, agjenti njoftoi kolegët. Takimi për të kryer shkëmbimin u la në Moglicë, ku dy trafikantët u arrestuan. Policia shoqëroi edhe 16 persona të tjerë si të përfshirë në këtë aktivitet. Operacioni i policisë zbuloi kështu një rrjet të mirëfilltë të trafikut të armëve nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera. Dhe kjo ndodhi vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama kishte mohuar që nga Shqipëria bëhej trafik armësh, duke folur në një intervistë në Euronews.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here