Nishani mesazh për ndarjen nga jeta të Ipeshkvit të Dioqezës së Sapës

0
141

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të Ipeshkvit të Dioqezës së Sapës si dhe Nënkryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Lucjan Avgustini

“Me keqardhje të parrëfyeshme dhe dhimbje të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut të shtrenjtë, klerikut të shquar, e bariut të dedikuar shpirtëror, i cili gjithë jetën dhe shërbimin e tij fetar ia kushtoi dedikimit ndaj Zotit dhe përkujdesjes për grigjën e besimtarëve në trojet shqiptare dhe kudo tjetër e thërriste detyra e shenjtë”, shkruan Presidenti në mesharin e tij.

“Me largimin e parakohshëm nga kjo jetë, Kishës Katolike në përgjithësi, dhe në veçanti, Konferencës Ipeshvnore të Shqipërisë do t’i mungojë së tepërmi ky prelat i devotshëm, dhe personalitet mbresëlënës i shqiptarisë, i cili duke ndjekur shembullin dhe veprën e Nënë Terezës, la gjurmët e veta të palshlyeshme bamirëse në Kosovë e në Shqipëri. I përjetshëm qoftë kujtimi i Imzot Avgustinit dhe shpirti i tij i pastë dritë!”, nënvizohet në mesazhin e Presidentit Nishani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here