Greqi/Dy shqiptarë në pranga për trafik droge, drejtonin një bandë

0
140

 

Policia greke ka arritur të shpërbëjë një rrjet trafikantësh droge, të cilët shpërndanin kokainë në Athinë e disa zona të tjera. Pjesë e grupit ishin 11 shtetas grekë, që janë arrestuar pas operacioneve në Arta dhe në Karditsa, ndërsa 9 persona të tjerë janë identifikuar e shpallur në kërkim. Mediat greke raportojnë se në krye të këtij rrjeti ishin dy shtetas shqiptarë, 38 dhe 43 vjeç. Dy shqiptarët kishin në kontroll furnizimin me drogë dhe transportin e saj në hapësirat e tyre të magazinimit. Mes anëtarëve të rrjetit, sipas policisë greke, kishte biznesmenë të njohur dhe një grua. Organizata kriminale, të paktën tre muajt e fundit, kishte nxjerrë fitime të shumta. Gjatë kontrollit në banesa dhe mjediset ku mbahej droga, policia gjeti kokainë, kanabis “çokollatë”, kanabis i papërpunuar, 2 458 euro, 176 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër peshore precizioni, dy autovetura dhe dy motoçikleta, si dhe 18 aparate telefonash celularë. Policia greke tashmë ka përpiluar dosjen penale kundër të arrestuarve, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet dhe kërkimi i 9 personave të tjerë që implikohen në këtë çështje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here