Goditet tjetër bandë kriminale e drogës në Greqi, shtetasi shqiptar në krye të trafikut

0
127

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas shkatërrimit të një grupi kriminal që trafikonte e shpërndantë lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.

Mediat greke raportuan dje se u arrestuan 11 persona, mes të cilëve edhe një shqiptar. Ndërsa, detaje të tjera sot, të cilat tregojnë se janë arrestuar 21 vetë, të gjithë anëtarë të një organizate të strukturuar kriminale.

Njëri nga drejtuesi e kësaj bande është një shtetas shqiptar, thonë mediat greke. Operacioni antidrogë i policisë u zhvillua në Arta, Karditsa, Lefkada dhe Athinë. Hetimet e deritanishme nxjerrin të paktën 50 persona të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës, ndërsa 21 janë të arrestuar deri tani.

Policia greke thotë se të dyshuarit janë “njerëz të zakonshëm”, tregtarët e persona që kanë dyqane dhe që nuk bien në sy, por që janë të përfshirë në këtë rrjet. Organizata kriminale trafikon kryesisht kokainë dhe deri tani janë identifikuar 30 persona që furnizohen nga ky grup, në mesin e të cilëve është edhe një grua.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here