De Biasi: Hysaj më i miri, Berisha si Rene Higuita

0
145

Gianni De Biasi pret ende një rezultat tjetër me Kombëtaren në finalet e Europianit. Ai foli për “Gazzetta Dello Sport” në një intervistë të gjatë.

Gianni De Biasi – Trajner i Kombëtares: “Objektivi real është të kalojmë turin duke njohur vështirësitë që na presin, pasi luajmë me të zotët e shtëpisë Francën, Zvicrën dhe Rumaninë”.

De Biasi e vlerësoi Elseid Hysajn si një nga më të mirët e grupit të tij, ndërsa kujton se ishte vetëm 19 – vjeç kur debutoi. Trajneri i Kombëtares e krahasoi Etrit Berishën me legjendën e portës së Kolumbisë, Rene Higuita. Europiani i Francës do të jetë një tjetër mundësi për të shfaqur vlerat.

Gianni De Biasi – Trajner i Kombëtares: “Do të jetë një vitrinë për këta futbollistë, pasi deri më tani e kanë ndjekur në televizor, kësaj here do të jenë ata brenda tij”.

Gianni De Biasi foli edhe për lojtarët nga Kosova, të cilët kanë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesen tjetër shqiptare, pasi u pranua nga UEFA dhe FIFA.

Ai tha se pas Europianit gjithkush mund të zgjedhë, por nëse do të shkojë mirë në Europian do të jetë e vështirë të largohen.

Gianni De Biasi nuk dorëzohet edhe për kulifkueset e Kupës së Botës 2018, ku shpreson në një rezultat edhe me Italinë, pasi e përsërit që do të jetë në stolin e Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here