Arsimi profesional/ Rritet papunësia, qeveria lobon për punëkërkues me zanat

0
147

Ka ditë që qeveria lobon mbi arsimin professional. Nuk është se zgjedh programe dhe formula për të punësuar të rinjtë, por merret me arsimin e tyre. Papunësia dita ditës vjen në rritje. Megjithëse Kryeministri Edi Rama  dje mori pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit  “Unë zgjedh arsimin profesional”. Në fjalën e mbajtur Rama theksoi edhe njëherë rëndësinë që ka arsimi profesional. Sipas tij, nëse do të ishte zhvilluar arsimin profesional, papunësia do të ishte e ulët. “Para disa kohësh kur ne filluam detyrën zhvilluam një anketim me një shënjestër të përcaktuar për të kuptuar se çfarë shikonin investitorët në Shqipëri, si pengesat e tyre kryesore dhe për surprizën e shumë kujt, pengesën e parë për zhvillimin e mëtejshëm dhe për zgjerimin e investimeve të tyre, ata shikonin mungesën e krahut të kualifikuar të punës. Pastaj vinin me radhë gjykata, titujt e pronësisë dhe një pjesë fare e vogël shënonin edhe barrën e taksave. Ishte momenti kur ne nisëm edhe me më shumë bindje atë që kishin përcaktuar në programin tonë, reformën në sistemin tonë arsimor. Trashëgimia mbetet e rëndë, pasi arsimi profesional u braktis. Shkolla profesionale të degraduara pas asnjë bazë materiale. Reforma në arsim nisi me një ndarje mes arsimit të përgjithshëm dhe atij profesional. Sot problemi do të ishte më i zbutur nëse do të ishte investuar në arsimin profesional. Sot 55 për qind, më shumë se gjysma  e punëkërkuesve të regjistruar nuk kanë asnjë profesion, ose janë me arsim vetëm 9-vjeçar”, deklaroi Rama.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here