Demi i tërbuar nga ngjyra e kuqe, plagos 23 persona (VIDEO)

0
176

23 persona kanë mbetur të lënduar pas festës kontraverse të luftimit me dema.
Ky festival, i cili zhvillohet në rajonin Huancavelica të Perusë, mbahet çdo vit.
Në mesin e të lënduarve është 38-vjeçari i cili mori lëndime serioze në shpinë. Tanimë gjendet në spital dhe është në gjendje të rëndë.
Po ashtu në mesin e viktimave është edhe një 16-vjeçar me lëndime në abdomenin e tij, shkruan TheMirror.

Situata thuhet se është shumë kritike saqë zyrtarët lokal shëndetësor deklaruan gjendje alarmi.
Pavarsisht situatës kritike, festivali do të vazhdojë.
Lufta me dema është kritikuar nga grupet aktiviste të të drejtave të kafshëve, por kjo festë është legale në Peru, Meksikë dhe Kolumbi.
Sipas tyre, secilin vit vriten 250 mijë dema gjatë këtijë festivali.

https://www.youtube.com/watch?v=wcUZBJvdXLU

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here