Aurela Hoxha shkëlqen mes yjeve të modës

0
176

aurela all_0 aurela 2

 

Eventi i përvitshëm amfAR që organizohet gjatë javës së filmit në Kanë, mblodhi të premten në rivierën franceze emrat më të rëndësishëm të industrisë së modës në botë.

Krahas modeleve, stilistëve, aktorëve apo këngëtarëve si Leonardo DiCaprio e Katy Perry, të ftuar në organizimin që mbledh fonde në ndihmë të kurës kundër AIDS, ishin dhe disa personazhe të njohur të show biz-it shqiptar.Bleona, Angela Martini, Endrit Mertiri dhe Aurela Hoxha, parakaluan përpara fotografëve në tapetin e kuq të amfAR mbajtur në “Hôtel du Cap-Eden-Roc”.

Modelja Aurela Hoxha duket se vodhi shfaqjen dhe përjetoi momentin e saj prej ylli. Por ndryshe nga koleget e saj, bukuroshja e njohur për format bombastike, nuk kishte zgjedhur një emër të madh të modës për të ekspozuar hiret e saj.

Me një fustan të qepur diku në një rrobaqepsi në Durrës, Aurela Hoxha u duk si princeshë në eventin e bamirësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here