Dalin pamjet nga shpërthimi i avionit Paris-Kajro. Shpërthimi në ajër, tronditës (VIDEO)

0
145

Autoritetet egjiptiane kanë raportuar se aeroplani u rrëzua. Sipas të dhënave paraprake, avioni ra në Detin Mesdhe.Një video, e cila besohet se tregon shpërthimin e avionit A320, është shfaqur në internet këtë pasdite.Më herët është, raportuar se kapiteni i një anije tregtare greke pa “zjarr në qiell” në të njëjtën kohë dhe në zonën, ku avioni u rrëzua.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit kanë thënë se kanë parë dy objekte të mëdha në det, që mendohet se janë pjesë të aeroplanit të rrëzuar të “EgyptAir”.

Dy objekte të mëdha me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe, u panë në ujë ndërsa ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes duke kërkuar për aeroplanin e rrëzuar, shkruan The Guardian.

Pjesët besohet se janë të aeroplanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.

Pjesët janë parë në afërsi të ishullit Karpathos, për të cilin autoritetet greke kishin thënë se aty ishte rrëzuar aeroplani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here