Rrëzohet arkitektura e drejtësisë,PD kërkon heqjen e 4 institucioneve

0
208

Demokratët kërkojnë thjeshtim të skemës institucionale në sistemin e drejtësisë. Ndryshe nga sa parashikon drafti i amendamenteve kushtetuese, opozita kërkon heqjen e 4 institucioneve, këshillit të emërimeve në drejtësi, tribunalit disiplinor, komisionit të pavarur të kualifikimit, dhe kolegjit të posaçëm të kualifikimit.

Kompetencat që parashikoheshin për këto organe, shpërndahen në institucione të tjera. Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas ekspertëve të opozitës duhet të bëhet nga këshilli I lartë gjyqësor për gjyqtarët, dhe këshilli i lartë i prokurorisë për prokurorët. Por anëtarët në këto institucione duhet të kalojnë më parë në sitën e ndërkombëtarëve.

Sa i përket zgjedhjes së funksionarëve të drejtësisë, demokratë janë kundër aplikimit të 3 të pestave për zgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarë në këshillin e lartë gjyqësor dhe për zgjedhjen anëtarëve jo prokuror në këshillin e lartë të prokurorisë. Ata mbështesin zbatimin e formulës me kuota të rezervuara, dy propozime nga shumica, 2 nga opozita dhe një nga shoqëria civile.

Për drejtuesit e organeve të tjera si prokurori i përgjithshëm demokratët janë për zgjedhje me 3 të pestat në kuvend , por kërkojnë miratimin e një dispozitë tranzitorë që deri në shtatorin e vitit tjetër emërimet të bëhen me 93 vota.

Ne lidhje me disa nene të draftit kushtetues që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, demokratët kërkojnë heqjen e tyre pasi i cilësojnë të parakohshme. Një nga këto nene është edhe ai që përcakton ndër të tjera se askush nuk mund të diskriminohet për shkak të orientimit seksual, një çështje që së fundi ka hapur debat publik për shkak se kjo i hap rrugë martesave brenda të njëjtit seks. (BW)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here