Reforma në drejtësi/ Basha: Gati drafti që u jep fund cështjeve të pazgjidhura nga konsensusi politik

0
127

Në përfundim të mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, kryeopozitari Lulzim Basha bëri të ditur se PD-ja ka gati një draft për reformën në drejtësi, ku i jep zgjidhje sipas tij, çështjeve ku palët nuk kanë gjetur ende dialogun.

“Grupi i PD ka hartuar një amendament për draftin e reformës parlamentare, parlamentarët e opozitës kanë kohë deri javën e ardhme që të diskutojnë.

Ky draft jep zgjidhje të plotë racionale për çështjet e pazgjidhura nga mungesa e dialogut politik. Jemi shprehur qartë për krijimin e strukturave të posaçme antikorrupsion, si BKH etj, për pjesën e sistemit ku palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët ne kemi një draft të konsoliduar të prezantuar që do përbëjë edhe bazën e negociatave tona me PS dhe LSI”,- tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here