Standard.al

Prostituonte 21 vjecaren, pranga të riut në Berat

0

Policia e Beratit ka arrestuar sot një 26 vjeçar, i cili shfrytëzonte për prostitucion një të re, nga ky qytet.

Në sajë të operacionit thuajse 9-mujor të koduar “Hani‘’, uniformat blu arrestuan Sokol Ago, 26 vjeç, banues në Berat.

Ago dyshohet se ka ushtruar aktivitetin kriminal të “Shfrytëzimit të prostitucionit“ ndaj shtetases B.K, 21 vjeçe,  banuese në Berat.

Sipas policisë ky aktivitet kriminal kryhej në qytetet Berat, Tiranë dhe Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit “, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal .

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.