Standard.al

Kujtim Çashku, nderohet me titullin “Doktor i Letrave Honoris Causa” nga Universiteti Utica College i New York

0

Univeristeti Utica College i New York nderoi ditët e fundit me titullin e lartë Doktor i Letrave “Honoris Causa”, kineastin e njohur shqiptar Kujtim Çashku.

Në ceremoninë e organizuar në Auditoriumin e qytetit të Utica në NY, ku u zhvillua edhe diplomimi i studentëve të Universitetit Utica College, Presidenti i këtij universiteti, Todd Hutton shpalli vendimin e marrë nga Bordi i të Besuarëve të Utica College dhe Fakultetit të Universitetit të Utica-s së shtetit të New Yourk-ut për dhënien e titullit “Doktor of Letters Honoris Causa”, Kujtim Çashkut dhe titullin “Doctor of Sacred Theology Honoris Causa”, Father Paul Drobin.

Harold T. Clark, Jr, Profesor Emeritus of Human Rights Scholarship & Advocacy Dr. Theodore Orlin i bëri një prezantim të pranishmëve lidhur me personalitetin dhe karrierën e Kujtim Çashkut.

Ai vuri në dukje se Çashku është një personalitet i njohur ndërkombëtarisht si një regjisor filmi dhe aktivist i të drejtave të njeriut.

Ai studioi në Insitutin e Larte të Arteve në Tiranë në Insitutin e Filmit dhe Teatrit Instituti i Larte iCaragiale në Bukuresht dhe më pas kreu studimet post universitare në Universitetin e Columbias NYC.

Çashku është një nga themeluesit e Forumit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri sot Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ai është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Filmat “Ballë për Ballë “ bazuar tek vepra e shkrimtarit të mirenjohur Ismail Kadare , “Kolonel Bunker” apo “Lotët e Kosovës” janë dëshmi e fuqishme historike e Shqipërisë, pa renditur këtu të gjithë aktivitetin e pasur kinematografik të tij.

“Që prej vitit 1992 kam bashkëpunuar ngushtësisht me Çashkun në fushën e të Drejtave të Njeriut duke vizituar burgjet dhe

zonat e internimeve të regjimit komunist. Më 2004 ai krijoi shkollën e pare të filmit dhe multilmedias në vendin tij”, tha Clark.

Lidhjet e ngushta të tij, me Universitetin e Utica College krijuan një bashkëpunim e më 2006 u zhvillua Festivali e Filmit Ndërkombëtarë për të Drejatat e Njeriut. Çashku ka dëshmuar me aktivizmin dhe karrierën tij gjatë tranzicionit të një vendi totalitarist kurajo dhe devotshmëri për arritjen e standarteve ndërkombëtare që Shqipëria i meriton.

Kryetari i Bordit të të Besueshmëve të Universitetit të Utica College Mark Pilipezuk, lexoi dedikimin e diplomës, dhe më pas Presidenti Hutton i dorëzoi Çashku titullin Doctor of Letters Honoris Causa.

Titulli i dytë “Doctor of Sacred Theology Honoris Causa” për vitin 2016 i u dha Father Paul Drobin. për meritën e shërbesave dhe kurajon e mbrojtjes së principeve të diversitetit dhe vëllazërimit si një pasuri e botës sonë shpirtërore.

Rektori i Universitetit të Utica College Prof. John Johnsen shpalli diplomat e nderit dhe u dha medalionet përkatëse për kategorinë e parë studentëve që marrin titullin “Cum Laude-ëith Honors, të kategorisë që marrin titullin “Magna Cum Laude –With High Honors” dhe të kategorisë finale me titull “Summa Cum Laude- with Highest Honors”.

Kujtim Çashku është nderuar me një varg çmimesh kombëtare e ndërkombëtare me filmat e realizuar prej tij. Ai mban titujt: Artist i Merituar, Kavalier i Urdhërit të Artit dhe Letrave të Republikës Franceze, Komandues i Urdhërit të Meritës Civile të Mbretërisë së Spanjës, Doktor i Letrave Honoris Causa të Universitetit të Utica College NY, Anëtar i Akademisë Europiane të Filmit

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.