Kërcënim me bombë në Harvard, evakuohen disa banesa (VIDEO)
Universiteti i Harvardit sot në mëngjes ka marrë një kërcënim me bombë. Pas këtij kërcënimi, Policia ka evakuuar njerëzit nga 7 ndërtesa të kampusit, ndërsa sot ishte planifikuar që të mbaheshin provimet përfundimtare për nxënësit e vitit të parë në këtë universitet. Pas orësh të tëra kërkimi, rreth orës 2 të pasdites me orën lokale ose në orën 8 me orën tonë, policia ka deklaruar se “çdo gjë është e pastër”, por se hetimet vijojnë.
Një student tha se nuk është çudi që alarmin mund ta ketë dhënë ndonjë student për shkak të presionit të madh para provimeve. Ndërtesat që u evakuuan ishin Morgan, Esteves, Aldrich, Tata, Hawes, Salla Batten dhe Qendra Chao.
https://twitter.com/JHall7news/status/732961186929643520/video/1