Iu gjet drogë, armë dhe municion, vihet në pranga 47 vjecari nga Fieri

0
156

Një 47-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar nga Policia e Fierit pasi u kap me një sasi droge në formë çokollate.

“Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni” , u bë dokumentimi i veprës penale  të “Trafikimit të veprave të artit dhe kulturës ” , “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,   “Prodhimi dhe shitja e lëndve narkotike”  në ngarkim të shtetasit  Ilir Shehaj, 47 vjeç, banues në Mallakastër, arrestuar sot nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “MIKS”, pasi u kap me lëndë narkotike të dyshuar “Cannabis Sattiva”, në formë çokollate”, informon policia e Fierit.

Këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Dy pistoleta me mulli (relike )

Një karikator i cili i përket automatikut  AK-47

Dy krehëra pistolete model  54 (TT)

Dymbëdhjetë krehëra të cilët i perkasin pushkës karabine me 42 fishekë. 5.     Dyqind e gjashtë fishekë të cilët i perkasin pistoletës model 54 (TT)

Një sasi prej 15 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” të parashikuar nga Nenet 138/a 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here