Iu deshën 3 vjet që të ngjizte fëmijën, vdes nga kanceri pak muaj pasi e lindi.

0
146

Iu deshën tre vjet që të ngjizte fëmijën, por vetëm pak muaj pasi solli në jetë djalin, gruaja mësoi se ishte prekur nga kanceri. Kjo është historia e dhimbshme e Rebecca Hyndman, nga Zelanda e re, e cila humbi betejën me kancerin mëngjesin e sotëm, duke u ndarë nga jeta paqësisht në krahët e bashkëshortit dhe djalit 6-muajsh, Beni. Ajo gjithmonë kishte ëndërruar të ishte nënë dhe për të arritur këtë kishte kaluar tre vjet me pengesa rraskapitëse, derisa mundi të mbante në krah të birin nëntorin e vitit të shkuar. Rebecca pësoi dy aborte përpara se t’i nënshtrohej trajtimit të fertilitetit dhe të ngelej shtatzënë me Ben. Pak pas lindjes, nisi të kishte të përziera dhe më vonë vuri re një gungë në stomakun e saj. Ajo u diagnostikua me tumor në stomak, shkaku i tretë më i zakonshëm i vdekjeve të lidhura me kancerin në botë. Mjekët i thanë asaj se kishte vetëm pak muaj jetë. Në mediat sociale është hapur një faqe për të mbledhur fonde për nënën ‘frymëzuese’, e cila dëshironte që të kishte mundësi të ndihmonte familjen e saj edhe pas vdekjes. Qindra dhurues zemërgjerë arritën të mbledhin shumën e jashtëzakonshme prej 113,412.21 dollarësh, për t’u siguruar se Beni do të mund të kujdesej për veten kur ajo të ikte nga kjo botë./shendeti.com/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here