Standard.al

E reja myslimane sfidon protestën e ekstremistëve radikalë (FOTO)

0

Një panair për jetesën myslimane u zhvillua në Antwerp të Belgjikës, fundjavën e kaluar Expo paraqet mënyrën e jetesës së myslimanëve, duke dhënë edhe shfaqje.

Por, grupi i të djathtës ekstreme i drejtuar nga Vlaams Belang nuk u pajtua me zhvillimin e panairit, duke zhvilluar edhe një protestë. Udhëheqësi i protestës Filip Dewinter e cilësoi si një “shërbim aparteidi islamik, ku ndarja është shpallur në vend të integrimit”.

“Ata duan vetëm një gjë; të zgjerojnë shtyllat e Islamit. Nëse dëshironi të dini se pse të rinjtë janë radikalizuar, atëherë unë ju këshilloj që të vizitoni këtë ekspozitë”, tha ai.

40 protestuesit nuk ishin të shumtë, por ata dolën me pankarta në duar dhe shpërndanë salsiçe derri në hyrje të panairi.

Por, një e re myslimane e quajtuar Zakia Belkhiri, e sfidoi protestën, duke dalë përpara tyre dhe duke bërë “selfie”, siç shkruan “Independent”. Protesta shkoi e qetë dhe nuk bëhet fjalë për përleshje.

3972-ost34r 3972-1ducw0c 3972-1rmt93m 3972-3qyok5 3972-7p9b21 3972-n0pg47

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.