Detaje të reja/ Ja kush janë të arrestuarit për skandalin e përdhunimit në jetimoren e Shkodrës

0
138

Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e disa punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, përfshirë ish-drejtoreshën, në vijim të hetimit për disa ngjarje të tronditëse që dyshohet se kanë ndodhur me fëmijët në këtë institucion. Ata janë të dyshuar për ”Keqtrajtim të të miturve” dhe ”Shpërdorim detyre”. Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e shtetasve:

A.Llazani, ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë,

Shkodër B. R. Camaj, punonjëse e Qendrës

Sh. Nishani, punonjëse e Qendrës

N. Rramolli, punonjëse e Qendrës

V. Marku, punonjëse e Qendrës

Këto persona dyshohen për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqtrajtimit të të miturve”. Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Shkodrës janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here