Debate të forta për pajisjen përgjuese, kreu i SHISH nuk do median në seancë

0
127

Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare ka nisur me debate të forta në mbledhjen ku është thirrur për një seancë dëgjimore kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika, në lidhje me një pajisje përgjuese që pretendohet se ka hyrë ilegalisht në vendin tonë dhe përdoret nga Policia.

Kreu i SHISH ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura pa praninë e mediave, për shkak se informacionet mbi këtë çështje janë të konsideruara sekret shtetëror e nëse do të bëheshin publike do të cënonin institucionin që ai drejton, dhe jo vetëm.

Deputeti i Partisë Socialiste Paulin Stërkaj kërkoi që seanca të jetë e hapur për publikun, për sa kohë çështja është përhapur në përmasat e një skandali përgjimi që qytetarët duhet të dinë të vërtetën.

Të djathtët, përmes deputetit Astrit Patozi kërkuan që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura.

Edhe deputeti i LSI-së Luan Rama mbështeti idenë e demokratëve që seanca të bëhet me dyer të mbyllura, duke marrë parasysh faktin që çështja është në hetim.

“Duhej që komisioni të shqyrtonte më parë se çfarë qëndrimi do të mbajë ndaj drejtuesve që do të vijnë në seancë dëgjimore. Është racional propozimi i zotit Patozi, dhe të njëjtin qëndrim në trajtimin e çështjes duhet ta mbajmë edhe me drejtuesit e tjerë. Të shprehemi në parim për aq sa i intereson publikut. Zoti Lika e di se deri ku shkon interesi publik dhe ku ai e sheh të arsyeshme të refuzojë të mbajë qëndrim. Drejtori mund të bëjë një rezyme të kësaj çështje dhe nëse ai mendon se ka çështje që duhet ta ndajë me deputetët dhe jo publikun, me mirëkuptimin e të gjithëve, të vazhdojmë”, tha Luan Rama.

Pas debateve nëse mbledhja duhej mbyllur apo jo, Ajazi ra dakord që të bëjë një përmbledhje të çështjes, ndërsa pjesa e pyetjeve-përgjigjeve do të jetë e mbyllur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here