Astma, ja cilat janë shtatë këshillat e mjekëve

0
135

Astma bronkiale, një sëmundje kronike serioze, që dita-ditës po shpeshtohet dhe futet ndër problemet shëndetësore botërore. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 1965-1983, sulmet astmatike u katërfishuan, në Angli u trefishuan; por arsyet nuk janë të qarta (kombinim i faktorëve mjekësorë, shoqërorë, psikikë dhe të faktorëve të ambientit jetësor). Shkaktarët e astmës, si edhe të sëmundjeve tjera atopike janë alergjenët e ambientit jetësor dhe të disa llojeve të ushqimit. Këtu hyn në rend të parë pluhuri i shtëpisë, ku gjendet një lloj tenje. Sipas të dhënave të shkencëtarëve të ndryshëm, mbi 55% të astmatikëve janë të ndjeshëm në këtë tenjë, kurse mbi 30% në qimet dhe epitelin e kafshëve, në mykëza (kërpudha) rreth 10% dhe në polen rreth 40%. Mirëpo, rolin kryesor në shfaqjen e astmës e luan trashëgimi. Trashëgohet paraprirja për të reaguar me manifestime alergjike në kontakt me alergjenët e caktuar; në rastin e astmës me reagime pezmatuese alergjike të mukozave bronkiale, që manifestohet me sulme astmatike. Pra, për t’u shfaqur astma nevojitet prirja e trashëguar dhe kontakti me lëndën alergjike. Astmën e shkaktojnë poleni (pluhuri i disa luleve, qimet e bagëtive, pendlat, pluhuri kur i pastrojmë rrobat me furçë, pastaj edhe pluhuri i shtëpisë). Disa të sëmurë janë të ndjeshëm edhe ndaj ushqimit. Astmatikët janë rreptësisht të ndaluar të pinë duhan, kafe, alkool, lëngje të gazuara, të mos pinë qumësht të lopës, vezë, domate, mish me shumë yndyrë, lëkurën e mishit të pulës, mishit të peshkut si dhe ushqim të konservuar.

Simptomat

Shenjat klinike te fëmijët, pavarësisht nga mosha, mund të ndahen në tre grupe. Grupi i parë, janë fëmijët në gji, ku sulmet astmatike shfaqen me gulçim, grupi i dytë, janë fëmijët me astmën e qartë atopike, dhe grupi i tretë, janë fëmijët me shenja të astmës tipike, por pa mundësi të vërtetimit të konstitucionit atopik. Sëmundja në grupin e parë quhet bronkit obstruktiv recidivues (bronkitit i paraprinë infektimi viral dhe sëmundja më vonë tërhiqet). Sëmundja në grupin e dytë quhet bronkit obstruktiv alergjik recidivues (nëse shenjat e sëmundjes janë shumë të rënda, përkufizohet si astma). Diskutabil është emri i sëmundjes në grupin e tretë (bronkiti obstruktiv recidivues joalergjik), për të cilën u thuhet prindërve që fëmijës do t’i hiqet në moshën e pubertetit. Shenjat më të shpeshta në fillim të sëmundjes janë gulçimi, kollitja, marrja frymë me vështirësi, si dhe të dhënat për bronkitet dhe pneumonitet që përsëriten. Gulçimi është shenja më e shpeshtë e astmës, por për këtë sëmundje duhet të mendohet edhe te kollitjet e paqarta, sidomos natën, si dhe te bronkitet dhe pneumonitet që rikthehen.

 

Mjekimi

Masat parandaluese të sulmeve astmatike përfshijnë mënjanimin prej të gjithë shkaktuesve të mundshëm. Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që të sëmurët që kanë kollë të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre, kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.

 

Këshillat

1-Këshillohet të pihen sa më shumë çajra të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës

2-Të pihen sa më tepër çajra të përgatitur me përzierje bimësh

3-Të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin

4-Mjekët rekomandojnë të pihen 2 deri në 3 litra lëngje në ditë

5-Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit

6-Mbajtja pranë e 1 gote uji lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës

7-Pluhurat në ushqime, si vezë, qumësht shkaktojnë astmë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here