Zbulohet i dashuri multimiliarder i Angela Martinit (Foto)

0
147

2 3 4

 

Disa ditë më parë, mediat shkruajtën për një histori të re dashurie në jetën e Angela Martinit, pas një postimi që vetë kjo e fundit bëri në ‘snapchat’, ku shfaqeshin dy duar në gishtat e të cilave ishin gdhendur me tatuazh dy gjysmëzemra. Vetë supermodelja nuk bëri asnjë deklaratë, duke i lënë mediat të aludonin mbi çdo mashkull me të cilin ajo fotografohej.
Por sot, revistawho.com zbulon identitetin e mashkullit që i ka marrë zemrën bukuroshes shqiptare nga Shkodra. Ai është Dragos Savulescu, producent filmash, i cili hyri në këtë industri në vitin 2013. Ai ka lindur dhe është rritur në Bukuresht të Rumanisë, ndërsa së fundmi jeton në Los Angeles, ku dhe është njohur me modelen Martini, e cila prej një viti është rezidente në këtë shtet.
Dragos Savulescu, deri në 2012 ka qenë president i klubit të futbollit Dinamo, një prej skuadrave më të suksesshme në Europën Lindore, raporton revistawho.com.
Savulescu është një biznesmen i shquar me sipërmarrje të suksesshme në pasuri të patundshme, ku ka zhvilluar një portofol të fortë të transaksioneve të pasurive të patundshme që arrijnë në disa miliardë euro, si dhe është marrë me turizëm, konsulencë, shkëmbim të aksioneve, sport dhe me botime.
Miqtë e afërt të modeles nuk kanë zbuluar detaje për njohjen e tyre, por ata konfirmojnë për revistawho.com se aktualisht Angela Martini po shijon Festivalin e Kanës krah të dashurit të saj supermiliarder.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here