Vrasja në Greqi, bariu: E vranë dy shqiptarë, kokën e mori njëri prej tyre

0
132

Rreth 1 javë pas vrasjes makabre të 26-vjeçarit shqiptar, Bledar Tërpollari nga Skrapari, në një fshat të Igumenicës, policia greke ka identifikuar një person si autor të dyshuar. Sipas mediave greke, i dyshuari për vrasjen e shqiptarit është një bari po shqiptar nga një fshat i Janinës, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij për shkak të hetimeve. Ndërkaq policia thotë se koka e viktimës nuk është gjendur ende. Por ndërkaq bariu që punon në fshatrat kufitare të Janinës ka mohuar krimin dhe vrasjen e 26-vjeçarit shqiptar. Ai ka rrëfyer se janë 2 shqiptarë të tjerë autorë të vrasjes dhe se një prej tyre e ka marrë kokën e Bledar Tërpollarit në Shqipëri. “Nuk jam unë autori i vrasjes, janë dy shqiptarë. Një shqiptar ndodhet në Shqipëri, tjetri në Athinë. Vrasja ka ndodhur për trafik droge. Kokën e ka marrë njëri nga shqiptarët”, ka treguar bariu i shoqëruar. 26-vjeçari shqiptar që u qëllua me një plumb dhe më pas iu pre koka, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here