Vlorë, asgjësohen mbi 3000 rrënjë bimë narkotike

0
149

Policia e Vlorës, në një operacion kundër prodhimit të lëndëve narkotike, ka zbuluar dhe asgjësuar 3 parcela me rreth 3.073 rrënjë bimë narkotike “Cannabis sattiva”, të mbjella në fshatin Trevllazër.

Sipas uniformave blu, 2.073 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi nga 20 cm deri në 40 cm dhe 1.000 rrënjë të tjera ishin të mbjella në kubikë me lartësi deri në 5 cm.

Bimët narkotike ishin të mbjella dhe të ndara në 3 parcela, të shtrira mbi një sipërfaqe toke pa pronarë, për të cilat policia bëri asgjësimin e tyre me djegie.

Aktualisht punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here