Standard.al

Pajisja e përgjimit,Zv.drejtori i Policisë së Shtetit Ardian Cipa, dy orë në pyetje

0

Për thuajse dy orë, Ardian Çipa, Zv.drejtor i policisë së shtetit, Ardian Çipa u mor në pyetje në prokurorinë e Tiranës në lidhje me pajisjen e përgjimit që disponon policia shqiptare. Çipa u mor në pyetje nga prokurorja Anisa Qilimi. Çipa mësohet se ka dhënë sqarime për rrethanat në të cilat është marrë pajisja e përgjimit dhe përdorimin e saj nga policia. Në ditët në vazhdim pritet që edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako të japë shpjegime në prokurori. Organi i akuzës ka kërkuar nga policia pajisjen e përgjimit, por sipas uniformave blu ajo i përket Interforces italiane. Një ditë më parë, Ministri i Brendshëm tha se bëhet fjalë për një pajisje që vetëm lokalizon numrat e telefonit dhe nuk përgjon bisedat apo mesazhet në celular.lapsi

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.