Manjani shkarkon Kancelaren e akuzuar për korrupsion

0
162

Vetëm pak kohë pasi gjykata vendosi masën arrest shtëpiak për Kancelaren e Gjykatës së Apelit në Durrës, Suzana Mandija, e akuzuar për korrupsion, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka firmosur dorëheqjen e saj nga ky post, që cilin e mbante prej 10 vitesh.

Ministri përshëndeti punën e Prokurorisë dhe tha se mbështet të gjitha veprimet që zbardhin të vërtetën. Manjani inkurajoi hetime të thella dhe të plota për këtë rast.

Më herët, me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda, gjykata vendosi masën arrest shtëpiak për Kancelaren e Gjykatës së Apelit në Durrës, Suzana Mandija.

58 – vjeçarja akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Ajo dyshohet se merrte para për të ndryshuar radhën e proceseve gjyqësore, duke favorizuar palët gjatë hedhjes së shortit, për përcaktimin e gjyqtarëve.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ekzekutimi i këtij vendimi vjen në bazë të një hetimi disa mujor, të ndjekur me metoda speciale, nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ku është bërë e mundur dokumentimi i veprimtarisë korruptive të Mandijas.

Mbi të rëndon akuza për veprën penale të korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë. /tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here