E vrau të dashurën nga xhelozia, dëshmia që tha në polici i shokoi

0
124

Ja ku na vjen një tjetër ngjarje tragjike, ajo e Fiorenza De Luca, e cila u vra nga partneri i saj Beniamin Ligorio pas disa muajsh që jetonin së bashku. Gruaja kishte fëmijë dhe pas divorcit me ish-burrin e saj, vendosi të jetonte me të dashurin, Beniaminin edhe pse prindërit e saj nuk ishin dakord pasi ai nuk u pëlqente.

Beniamini ishte punëtor, vinte nga një familje e varfër dhe fillimisht transferimi dukej si një zgjidhje e mirë që vuri paqe në jetën e Fiorenzës. Kështu ajo fillon të besojë se nuk është më e dashuruar me ish-bashkëshortin. Por kjo nuk ishte e vërtetë, dhe dyshimet e Beniaminit për këtë e bëjnë atë të shfaqë xhelozi dhe kontroll gjithmonë dhe më të theksuar. Ai arrin deri aty sa t’i marrë asaj telefonin dhe të shfaqë një sjellje shumë të dhunshme. Fiorenza zbulon edhe se ai ka një pistoletë.
Ajo fillon të ritakojë ishin e saj dhe të ketë me të një marrëdhënie stabël, ndërkohë që përkohësisht vazhdon të qëndrojë në shtëpi në heshtje dhe e frikësuar. Fati deshi që ajo të mbetej shtatzënë me Vitorion dhe nuk gjen kurajën t’ia thotë atij, pasi kishte frikë se Beniamini mund t’i bënte keq asaj, fëmijëve, si dhe vetë Viktorios. Kur Beniami e merr vesh, tërbohet.
Nuk mjaftoi mesazhi që Fiorenca i kishte lënë atij të shkruar në asfalt, ku i thoshte se ajo e donte dhe se dëshironte të rregullonte gjithçka, pasi e vret të dashurën pikërisht në shtëpinë e tyre. Beniamini i rrëfeu policisë që e qëlloi gabimisht, vetëm për t’i treguar asaj që kishte një armë. Në lot, në telefonatën e denoncimit ai shprehet: Ne ishin vetëm duke luajtur, nuk kishim asnjë zënkë. Përfundimisht ai u dënua nga gjykata për vrasjen e Fiorenzës.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here