Standard.al

Avioni me drogë nga Shqipëria në Itali, nga hetimet zbulohen të tjerë shqiptarë

0

Pas 9 muaj hetimesh policia italiane ka arritur të zbulojë të tjera detaje sa i përket avionit me drogë që u kap në Torino të Italisë. “La Stampa” shkruan se janë zbuluar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar droge Shqipëri-Itali.   Njëri prej tyre është shqiptari Vladimir Kolaj dhe gruaja e tij rumune Gina Manole. Në fakt të dy janë arrestuar disa javë më parë më 25 prill 2016, sërish për drogë si pjesë e një bande që shpërndante kokainë dhe grabiste banesa në Italinë Veriore.   Vladimir Kolaj ishte në mesin e 15 të arrestuarve, nga të cilët 13 ishin shqiptarë. Por, hetimet e policisë italiane për avionin e vogël me drogë të kapur në Torino në shtator 2015, nxorën se i arrestuari Vladimir Kolaj kishte gisht edhe në transportin ndërkombëtar të drogës me avion nga Shqipëria në Itali.   Nëntë muaj më parë, në avionin e vogël të modifikuar u sekuestruan rreth 80 kg kanabis të ardhur nga Shqipëria, dhe u arrestuan Maksim Llanaj 37 vjeç, Pasquale D’Ambrosio 58 vjeç, Fitor Alliaj 43 vjeç dhe Rosario Campisi. Avioni me drogë që u kap në shtator 2015 ishte në pronësi të Pasquale D’Ambrosio, pronar i një restoranti dhe që kishte pasion avionët e vegjël sportivë. Tashmë, hetuesit italianë mundën të zbulojnë edhe shqiptarin tjetër Vladimir Kolaj të përfshirë në këtë trafik, ndërkohë që hetimet janë ende duke vazhduar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.