Standard.al

Zhduket Sinead O’Conner, policia frikë për vetvrasje

0

Dje herët në mengjes Sinead O’Conner ka dalë nga shtëpia e saj në Wilmette, një lagjë periferike në Cikago me bicikletë dhe më pas për këngëtaren irlandeze nuk ka pasur asnjë lajm.

Policia po e kërkon kudo, kjo edhe për shkak të problemeve që ajo ka me shëndetin, duke e klasifikuar si një person që mund të tentojë të vetëvritet. Kështu thuhet në një njoftim të bërë nga forcat e rendit. Në Nëntor të 2015, artistja 49 vjecare kishte bërë një trajtim psikologjik, pasi kishte postuar një letër lamtumire në faqen e saj në Facebook. Edhe në 1999 ajo kishte tentuar të vriste veten gjatë ditëlindjes së saj të 33-të. Në 1989 Sinead O’Conner mori famë botërore me këngën e mrekullueshme ‘Nothing Compares to you’, një këngë që Prince e shkroi dhe e publikoi pa ndonjë vëmendje të veçantë. Versioni i këngëtares irlandeze e bëri këtë këngë një hit të përjetshëm. Dalja e saj e fundit publike ka ndodhur gjatë funeralit të Prince. Gruaja kishte sulmuar prezantuesin Arsenio Hall, duke e fajësuar si furnizues me drogë për vite të artistit nga Minneapolis. Hall e ka denoncuar për shpifje duke fituar gjyqin, që i ka kushtuar këngëtares 5 milion dollarë.

sinead-o-connor-tweets-out-of-desperation__opt1__oPt  Sinead-O`Connors-Sagitario-4

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.