Standard.al

Shkodër/ 20 vjecari është bllokuar prej disa orësh nga rrëshqitja e gurëve

0

Një i ri është aksidentuar në malin e Taraboshit, ndërsa ndodhet i bllokuar në vendin e aksidentit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake, 20-vjeçari Ludion Duhani nga Shkodra, ka mbetur i plagosur teksa ngjiste malin, kur për pasojë disa gurë janë shembur. Burime policore bëjnë me dije se i riu kishte shkuar së bashku me bashkëmoshatarët e tij në mal. Sakaq, në vendngjarje ndodhen forca policore si dhe autoambulancat me stafin mjekësor, por terreni i vështirë pengon që të riut ti jepet ndihma.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.