Shfaqja e në “ Skampa” shoqërohet me thirrje kundër qeverisë/VIDEO

0
235

Shfaqja “Ata hyjnë pa trokitur”, një projekt i OSBE e cila synon të mbështesë dialogun kombëtar për të shkuarën komuniste të Shqipërisë, dha një efekt të menjëhershëm tek publiku elbasanas. Menjëherë pas shfaqjes, disa qytetarë shpërthyen në thirrje kundër qeverisë, thirrje të cilat i gjetën të papërgatitur aktorët në skenë. Me thirrjet “kjo shfaqje është hipokrizi, komunizmi është gjallë” qytetarët shprehën indinjatën e tyre. Fill pas reagimit të disa prej spektatorëve ka reaguar ashpër aktori Alfred Trebicka i cili interpretoi në këtë shfaqje. Nga skena ai i tha qytetarëve: “Keni të drejtë , por nuk është ky vendi për të kërkuar llogari, pse po e prishni këtë shfaqe. Ne nuk jemi përfaqësues të politikës, shkoni kërkojini llogari Taulant Ballës”. Një nga qytetarët në sallë ka thirrur: se i gjithë projekti është për të nxitur dialogun dhe kjo ndikoi edhe në reagimin qytetar.

Vepra e paraqitur në teatrin ‘Skampa’ me autor dhe regjisor Armand Borën është reflektim i së shkuarës komuniste në Shqipëri. Ajo vjen nën interpretimin e aktorëve Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani dhe pritet të udhëtojë në disa qytete. /Panorama

http://www.dailymotion.com/video/x4av814_shfaqja-e-ne-skampa-shoqerohet-me-thirrje-kunder-qeverise_news

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here