Pension i parakohshëm për vjetërsi shërbimi/ Ish – ushtarakët, deklarata e re për të marrë pensionin

0
324

Ish- ushtaraku nuk duhet të jetë i punësuar në institucione shtetërore apo private, nuk duhet të ushtrojë  aktivitet privat biznesi si dhe që nuk ka tokë buqësore në pronmësi ose përdorim

 

Sejrie Baleta

 

 

Ish- ushtarakët janë një nga kategorittë që pajisen me pension. Por në lidhje me marrjen e këtij pensioni atyre u është dashur që shumë herë të dalin në shesh dhe të protestojnë. Për ta më në fund është bërë e ditur se nga një  deklarata që duhet të plotësojnë ish ushtarakët për të marrë pensionin e tyre. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar deklaratën e plotë që ushtarakët duhet të plotësojnë në momentin kur kërkojnë pensionin. Në këtë deklaratë duhet të deklarohet se gjatë kohës që do të përfitohet pension i parakohshëm për vjetërsim shërbimi, ish ushtaraku nuk është i punësuar në institucione shtetërore apo private, nuk ushtron aktivitet privat biznesi si dhe që nuk ka tokë buqësore në pronmësi ose përdorim. Nëse një nga këto kritere nuk plotësohet atëherë nuk përfitohet pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Sipas Institutit të Sigurimeve shoqërore këto tre kritere vlejnë vetëm për pensionin e parakohshëm. Dokumentet që duhen janë: Fotokopje e Kartës së Identitetit. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim –Taksave. Vërtetim nga zyrat e punës si punëkërkues. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive (tokë bujqësore)

 Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi
Por si bëhet llogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi? Llogaritja e një pensioni të parakohshëm për vjetërsi shërbimi: PPVSH = PMRMN x VSH x 1.5%. PPVSH = Pensioni i Parakohshëm për Vjetërsi Shërbimi. PMRMN = Paga Mesatare Referuese Mujore Neto. VSH =  Vitet e Shërbimit. Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ushtarakut në rezervë/lirim A.B i lind e drejta për të përfituar pensionin e parakohshëm për vjetësi shërbimi më datë 8 Maj 2013. Ai ka 17 vite në shërbim dhe paga mesatare referuese mujore neto është 36 937 lekë në muaj. Llogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet në këtë mënyrë:

PPVSH = 36 937 lekë x 17 x 1.5%  = 9 419 lekë / muaj. Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me Ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Në rastin konkret masa e pensionit bazë më datë 8 maj 2013 ishte 11 562 lekë në muaj, pra masa e llogaritur është nën kufirin bazë, e si rrjedhojë masa e PPVSH do të jetë 11 562 lekë në muaj. Pra, ish-ushtaraku A.B në datën 8 Maj 2013 do të përfitojë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 11 562 lekë / muaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here