NASA zbulon oksigjen në atmosferën e Marsit

0
127

Me anë të observatorit SOFIA të NASA-s, kërkuesit shkencorë kanë detektuar oksigjen atomik në atmosferën e rrallë të Marsit. Ky është një zbulim tjetër epokal. Sipas kërkuesve shkencorë, gjurmët e atomeve të oksigjenit janë gjetur në atmosferën e epërme të Marsit, apo sikur që quhet, mezosferë. Ky zbulim mund t’iu ndihmojë kërkuesve që ta kuptojnë sesi gazrat u larguan nga Planeti i Kuq në një të kaluar të largët.

Edhe pse ky lajm na ka entuziazmuar të gjithë neve këtu, në Tokë, sasia e oksigjenit të zbuluar në atmosferën e Marsit, në fakt, është vetëm sa gjysma e asaj që shkencëtarët shpresonin se do ta gjenin.

Por, shkencëtarët thonë se kjo mund të jetë pasojë e luhatjeve, dallimeve në përbërjen e atmosferës së Marsit, në vende të ndryshme. Ky zbulim është publikuar në revistën shkencore “Astronomy and Astrophysics”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here