Standard.al

Ministri Tahiri: Po, ka një paisje të ardhur nga Italia, por…

0

Ministri i Brendshëm jep shpjegimet e tij në “Top Story”Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pohoi se Policia e Shtetit ka një pajisje të sjellë nga një mision italian, e cila vetëm identifikon numrat celularë në një zonë të caktuar, që janë nën përdorim. Në emisionin “Top Story”, Tahiri tha se kjo pajisje, që kushton mbi 2 mln euro, nuk mund të përgjojë. “Lidhur me të ashtuquajturën pajisje përgjimi, Ministria e Brendshme, çdo strukturë e Policisë së Shtetit, s’ka patur nuk ka dhe s’mund të ketë me ligj pajisje përgjimi. Ka një të vërtetë tjetër, Policia me partnerët kryejnë trajnime që ndihmojnë Policinë e Shtetit në luftën kundër kriminalitetit. Në bazë të një marrëveshje të vitit 2007, Policia e Shtetit me atë italiane zhvillojnë trajnime periodike me partnerët italiane. Me kërkesën time ne kemi kërkuar që agjencitë ligjzbatuese në botë si FBI dhe DEA të kenë prezencë fizike në Shqipëri, të punojnë me zyra me Policinë tonë. Në këtë pikë, në trajnim ka edhe një pajisje që vetëm dedekton numrat e telefonave celularë që bëhen në një zonë të caktuar. Kjo është njësoj sikur të marrësh një numërator dhe të shohësh numrat e telefonit. Ndodh shpesh që Policia përdor pajisje të caktuara për të bllokuar thirrjet telefonike në zona të caktuara. Kjo pajisje është në çdo polici të botës. Por ne nuk e kemi. Shpresoj shumë ta kemi një ditë, por është e shtrenjtë. Kjo pajisje nuk përgjon, vetëm identifikon numrat që përdoren në një zonë të caktuar”, tha ministri Tahiri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.