Hija e një pakti mes Italisë dhe Shqipërisë që përgjon Tiranën

0
135

Çështja e përgjimeve që është kthyer në “mollën” e fundit të sherrit mes opozitës dhe maxhorancës por

edhe e përplasjes mes Prokurorisë e Policisë, është pasqyruar edhe në mediat italiane, të cilat pyesin

për rolin e Italisë në këtë çështje pasi policia deklaroi se pajisja e paautorizuar e përgjimeve është e

misionit Interforze. “Skandali i ri shpërtheu të premten e kaluar, kur Prokuroria e Tiranës, pas sinjalizimeve të shërbimeve sekrete lokale, i ka kërkuar policisë shqiptare të sqarojë se për çfarë përdoret pajisja e avancuar, e aftë për të kapur çdo përdorues në një zonë të caktuar dhe e përdorur nga disa shërbime inteligjente të vendeve perëndimore”, shkruan IL SECOLO XIX.

Ajo që quhet “IMCI Catcher”, është një lloj “Big Brother” që ka ngritur jo pak probleme për pasojat e

privatësisë dhe lirisë personale.“Por ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte përgjigjja që iu dha oficerëve të policisë gjyqësore, të preokupuar nga fakti që policia po e përdor pa autorizim: sekuestrimi i pajisjes u bllokua për shkak të mungesës së juridiksionit; pajisja, qe përgjigjja e dhënë për gjyqtarët shqiptarë, ka ardhur nga kanale diplomatike italiane, që në kryeqytetin shqiptar kanë një zyrë strategjike të bashkëpunimit, Interforze, që koordinon hetimet mes të dy vendeve. Dhe nuk përdoret për të përgjuar, por vetëm për qëllime “trajnimi”.

A është me të vërtetë kështu? Dhe cila është përfshirja e Italisë në këtë histori?”, ngre pyetjen IL

SECOLO XIX. Sipas artikullit, kjo është hera e dytë në më pak se një vit që njësia investigative italiane në Tirane preket nga ajo që ngjan më shumë si një përplasje kompetencash që po shkund asetet institucionale të Shqipërisë.

“Kriza e fundit diplomatike u shkaktua nga arratisja e Dritan Zaganit, ish-kreut të Antidrogës në Vlorë, i

cili u largua ilegalisht në Zvicër, ku ka marrë azil politik”, vijon shkrimi. Zagani, shkruajnë mediat italiane kishte futur hundor në linjën e trafikut të drogës me aeroplan nga Shqipëria në Itali. Gjatë hetimeve, të drejtuara në bashkëpunim me disa hetues italian, ai akuzon pikërisht Ministrin e Brendshëm për lidhje me trafikantët dhe menjëherë prangoset me akuzën për trafik droge dhe spiunazh. “Një histori përgjimesh që kthen në qendër të vëmendjes kreun e Zyrës së Bashkëpunimit të Interforze Anna Poggi, zyrtare e policisë së Genovas e ngarkuar me atë pozitë, pavarësisht dënimit për dhunë në kazermat e Bolzanetos përgjatë Samitit të G8 në vitin 2001 (vendim i konfirmuar në Gjykatën e Lartë).

Zagani ka ngritur një padi për shpifje, sepse në thelb, duke bashkëpunuar me italianët, ai u shkarkua

dhe u trajtua si një kriminel”, shkruan. Por nuk është vetëm aspekti i mjegullt i kësaj çështjeje. Në kulmin e skandalit “Zagani”, funksionarja italiane u transferuar në Slloveni, thotë artikulli.

“Dhe menjëherë pas largimit të saj iu bë një nderim, i pazakonshëm për ata që mbulojnë në të njëjtën

kohë një rol investigimi dhe diplomatik në një vend të huaj: qytetare nderi e Shqipërisë. Gati 1 vit pas saj,

në këtë detyrë vjen një shef i ri, Michele Grillo, edhe ai polic. …Dhe mund të vihet bast se rasti i Big

Brother mund të mos jetë lëkundja e fundit e “tërmetit” të kësaj lufte ilegale”, përfundon shkrimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here